Pa Gjurme\Humbi gjurmët në Itali, sinjali i çuditshëm nga misteri i telefonit që bie ende sot

2019-05-29 3

Pjesa e pare e Emisonit Pagjurme DT16 Maj Astrit Daja pati emigruar që herët drejt Italisë me eksodin e parë që prej vitit 1990. Ai u nis nga Vlora me anije ndërsa me të mbërritur në Itali u vendos në një kamp në Brindizi, aty ku ndodheshin me qindra emigrant të tjerë shqiptarë. Familje të shumta italiane ofruan ndihmën e tyre ndaj emigrantëve shqiptarëve disa prej të cilët u morën dhe u strehuan në shtëpitë italiane. Kështu ndodhi dhe me Astritin. Ai jetonte në një familje italiane të cilët kishin edhe një djalë. Luigi dhe Astriti jetonin bashkë si dy vëllezër. 4 muaj qëndrimi në këtë familje dy të rinjtë pësojnë aksident me motor. Me të kaluar këtë gjendje pas aksidentit, Astriti kthehet pranë familjes së tij në Shijak. Qëndron pak muaj dhe riniset në Itali, kësaj here me gomone, për tu vendosur në Fogia, atje ku dhe fillon punë në një fabrikë. Në katër vite qëndrimi atje nuk arriti të pajisej me dokumenta ndaj në vitin 1995 vendos të kthehet në Shqipëri. Një vit më pas familja e prezanton me Ermirën. Ajo që të ishte e fejuara e tij më pas. Ai do të largohej drejt Italisë dhe më pas do të merrte dhe të fejuarën, ky ishte plani i tyre